Si duhet t’ia bëjnë fansat e Marinës dhe Luanës këtë javë? Motrat japin një zgjidhje për të gjithë

Këtë të shtunë nis programi ‘Klanifornia’ në ekranin e ‘Tv Klan’ nën drejtimin e moderatores së njohur Marina Vjollca. Spektakli pritet të transmetohet çdo të shtunë mbrëma në orën 21:00, orar ky i cili i vendos dy motrat Vjollca përballë njëra tjetrës. Pas kësaj “përplasjeje’ të parët që kanë reaguar janë ndjekësit e Marinës dhe Luanës të cilët i kanë shkruar mesazhe të ndryshme në rrjetet sociale dy motrave.

Ka qenë Marina ajo e cila ka ndarë një foto të ndjekësve të cilët pyesnin se si t’ia bënin të shtunën, ndërsa moderatorja i është përgjigjur që të kalojnë me radhë tek të dyja. Ndërsa Luana ka dhënë një zgjidhje edhe më efikase duke i sugjeruar të blejnë 2 televizorë.

Nuk dihet se si do ia bëjnë ndjekësit e motrave Vjollca, megjithatë këtë të shtunë Luana dhe Marina do të jenë përballë njëra-tjetrës në të njëjtën orë transmetimi.

Si duhet t’ia bëjnë fansat e Marinës dhe Luanës këtë javë? Motrat japin një zgjidhje për të gjithë

About The Author
-