Skandali me mashtrimin! Reagon Getinjo, tregon dollapin me frangat që u tha se ia zhvati zviceranes

Skandali i bujshëm i mashtrimit të çiftit zviceran, ka prekur të gjithë familjen e Loredanës dhe Mozzik.

Pasi u akuzua reperja dhe vëllezërit e saj se i kishin zhvatur një shumë prej gati një miliona frangash, zonjës Petra Z., dhe bashkëshortit të saj, tani na doli i përfshirë edhe vëllai i reperit.

Getinjo është përfolur se ka përfituar një shumë prej 12 mijë frangash zvicerane, të derdhura në llogari nga vetë zonja Petra Z., me qëllim që ta ndihmonin t’i kthenin borxhet e marra nga vëllai i Loredanës.

“Vëllai i bashkëshortit të Loredanës, pra Getinjo, i cili është gjithashtu është një artist i suksesshëm kosovar dhe arriti në krye të listave shqiptare në vitin 2016, ka marrë  12.000 franga nga Petra Z., më 13.12.2017”, shkruante “20 min.ch”.

Menjëherë pas bujës që bëri ky lajm në mediat shqiptare, ka reaguar vetë Getinjo në një postim në Instagram, për të cilin është penduar më pas dhe e ka fshirë menjëherë.

Reperi ka publikuar videon e një dollapi të mbushur me franga ndërsa shkruan: “Shumë të mira frangat!”

Më pas ai e ka fshirë videon i penduar, se kjo çështje nuk do të mbyllej me kaq!

Tashmë që gjithçka është bërë publike, ka një interes të jashtëzakonshëm nga mediat shqiptare dhe zvicerane si dhe nga fansat e tij për të njohur të vërtetën!

Për më tepër e gjithë çështja është nën hetim e sipër nga autoritetet në Zvicër.

Skandali me mashtrimin! Reagon Getinjo, tregon dollapin me frangat që u tha se ia zhvati zviceranes

About The Author
-