Donald Trump ka tejkaluar pritshmëritë në debatin e dytë presidencial, por Hillary Clinton fitoi sërish sipas zondazheve të CNN/ORC.

Rezultatet treguan një fitore të qartë të kandidates demokrate me 57% të shikuesve që thonë se Clinton fitoi, ndërsa 34% ishin pro Trump.

Clinton bëri një shfaqje të mirë, por jo aq sa në debatin e parë presidencial, ku ajo e fitoi me 62% të votave sondazhin ndaj kandidatit republikan.

Rezultatet e së dielës gjithashtu ndoqën nga afër preferencat e shikuesve edhe para debatit. 58% e votuesve thanë se mbështesnin Hillary-n përpara se të zhvillohej debati gjë që tregon se diskutimet e zhvilluar nuk ndryshuan mendim në përzgjedhje.

Gjatë debatit të dytë presidencial u diskutua për tema të ndryshme madje dhe me tone të ashpra kur erdhi puna sidomos për çështjen e femrave dhe sulmeve seksuale ndaj tyre.

Sondazhet në SHBA – Debati presidencial, Hillary fiton me 57%, por Trump kalon pritshmëritë

Bota |
About The Author
-