‘Soni ka qenë e martuar edhe më parë’: Përgjigja e mamasë është epike

0
464

Një artikull që numëron ndarjet e Soni Malajt nga partnerët ka ngjallur reagime të shumta, mes të cilëve edhe atë të mamasë së Sonit, zonjës Marina.

“Pse i la të gjithë partnerët Soni Malaj” është titulli i artikullit të “Xing”, që në faqen e Ermal Mamaqit në Facebook, mori një koment të çuditshëm nga një profil fals në Facebook.

Profili pa foto shkruan se vite më parë, Soni është martuar me një burrë të quajtur Landi dhe madje, pretendon se kanë bërë edhe dasmë të madhe me orkestër në zonën e Brrylit: “Po Landin, burrin e parë të Sonit, pse nuk e përmendni kurrë? Ai është burri i parë dhe ka bërë dasmë me orkestër tek Brryli në vitet 1999-2000.”, shkruan ai.

Këtij komenti i është kundërpërgjigjur mamaja e Sonit, e cila ironizon duke thënë se s’paska ditur gjë, edhe pse është e ëma.

“More Durim, unë e kam vajzë dhe nuk isha në dasmë, unë e di se Landin e ka shok, ndoshta gabohem, fli gjumë dhe çlodhu sa merresh me të tjerët.”

Kësaj përgjigjeje, komentuesi pa foto i përgjigjet akoma më ashpër duke e akuzuar zonjën Marina si fajtore të “disfatave” të Sonit në marrëdhëniet e saj.

“Ti duhet të jesh dhe strumbullari i të gjitha lidhjeve të bijës tënde, sugjerimet e tua do jenë ato që ajo kalon nga disfata në disfatë.”

Komenti i fundit nuk ka marrë ende një përgjigje nga ana e zonjës Marina Malaj.