Sonte luhet Shqipëri-Itali, Panuçi ndan mendjen, këta janë titullarët që do zbresin sot në fushë

0
7

Shqipëria luan sonte në mbrëmje në orën 20:45 ndaj Italisë në stadiumin “Loro Boriçi” që pritet të jetë i tejmbushur. Kuqezinjtë kanë bërë përgatitjet e fundit dhe duket se janë gati për këtë përballje.

E sigurt për këtë ndeshje është që do të ketë ndryshime dhe nuk do të jenë të pakta. Në portë do të jetë sërish Berisha, ndërkohë që rikthehet Mavraj, i cili formon dyshen e qendrës me Ajetin. Nga krahët si zakonisht ao të luajnë Hysaj e Agolli.

Xhaka e Llullaku mungojnë për shkak kartonësh, ndërkohë Basha është risia, që në krah do ketë Memushajn e Kaçen në qendër të mesfushës. Sadiku luan nga minuta e parë në sulm, ndërsa Roshi e Grezda do e mbështesin nga krahët.

Formacioni i plotë për sot: Berisha, Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli, Basha, Kaçe, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku; trajner: Kristian Panuçi.