Sophie Turner befason bashkëshortin Joe Jonas , në mes të koncertit!

Joe Jonas ka festuar 30-vjetorin me një surprizë të bukur nga bashkëshortja e tij Sophie Turner.

Aktorja e serialit “Game of Thrones” u ngjit në skenën ku po performonte partneri i saj dhe i dhuroi atij një puthje në fund të këngës së ditëlindjes.

Ajo kishte marrë me vet një tortë për ta bërë urimin sa më tradicional, në koncertin e radhës së Jonas Brother në Washington D.C. të turit “Happiness Begins”.

Të gjithë fansat në publik nisën të këndonin “Shumë urime për ty!” para se Joe të fikte qirinjtë e tortës.

Nick Jonas, 26 vjeç, nisi të këndonte i pari këngën për ditëlindjen e vëllait të tij dhe Kevin Jonas, 31 vjeç, bëri pjesën tjetër të stadiumit ta vijonte.

Sophie, 23 vjeç, e cila sapo është martuar me muzikantin në maj, mund të shihet në sfond duke ndezur qirinjtë e tortës së ditëlindjes me gruan e Kevin, Danielle Jonas, 32 vjeç.Video Player


Sophie Turner befason bashkëshortin Joe Jonas , në mes të koncertit!

About The Author
-