Sot ndeshja Shqipëri- Itali, politikanë e personazhe VIP, të gjithë në Shkodër

0
7

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme në Shkodër me Italinë.

Është ndeshja e fundit e eliminatoreve të Kampionatit Botëror të Futbollit që do të zhvillohet vitin tjetër në Rusi.

Duke qenë se për të luajtur ka ardhur skuadra 4 herë kampione e Botës në futboll edhe personazhet që do ta ndjekin ndeshjen janë të shumtë.

Siç mësohet SYRI.net sonte në Shkodër do të jetë i pranishëm presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Bashkë me të do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Nuk kishte si të mos mungonte në shkallët e stadiumit edhe kryeministri Edi Rama, i cili është edhe tifoz i kombëtares italiane.

Po ashtu do të jetë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe shumë ministra të Shqipërisë e Kosovës. Të shumtë do të jenë edhe personalitet dhe personazhet e njohur.