Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e madhe të bukurisë “Miss World” që këtë vit do të mbahet më 8 dhjetor në Sanya të Kinës. Bëhet fjalë për Rreze Dautaj, e cila në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Intervista Vip’Tema Tv, ka folur më shumë për këtë eksperiencë, emocionet para dhe pas fitores, pritshmëritë për përfaqësimin në “Miss World” dhe shumë informacione rreth jetës personale. Ajo ka zbuluar se ka punuar si stjuardesë për një kohë të gjatë ndërsa e pyetur nga prezantuesja Ajli rreth jetës personale dhe nëse është aktualisht e lidhur ajo shprehet se nuk ka pasur asnjëherë një lidhje edhe pse 25 vjet për shkak të angazhimeve të saj profesionale. E ngacmuar më tej nga prezantuesja thotë se ka shumë persona dhe ajo ende nuk e ka zgjedhur më të mirin. Njëkohësisht ajo shprehet se ka qënë e dashuruar por jo e lidhur./RevistaVip/

Për më shumë ndiqni rrëfimin e saj ekskluziv në intervistën më poshtë:

/RevistaVip/

Stjuardesa e cila do përfaqësojë Shqipërinë në “Miss World” pranon se nuk ka qënë asnjëherë e lidhur

| Intervista Vip, Showbiz |
About The Author
-