Pasioni për muziken, miqësia që në moshë të vogël dhe dëshira e përbashket për të sjellë dicka të re në shoqërinë shqiptare ka mundësuar krijimin e një kuarteti harqesh të përbërë nga katër vajza, me një formacion prej dy violinash, violë, violonçel. Aiola , Xhejsi, Xhanina dhe Lukrecia e kanë quajtur këtë grup StrinGirls, vajzat e harqeve, një emër i cili dita ditës po bëhet më i dëgjuar në aktivitete të ndryshme me performancat e tyre.

Edhe pse njihen që në moshen 7-vjecare, iden dhe krijimin e grupit e nisën në periudhen e gjimnazit të frymëzuara nga grupe të huaja si Bond, Amadeus dhe violinist te njohur si Vanessa Mae, David Garrett.

Në fillimet e tyre kanë performuar muzike klasike e më pas repertori i tyre është zgjeruar në zhanera të ndryshëm muzikor, specifikisht ate modern. Nëse diku do t’i shihni duke luajtur muzike rock ne nje vend tjeter do ti degjoni duke luajtur muzike latine, house, hip hop nëpër lounge, club ose aktivitete të tjera. Në 5 vjecarin e fundit StrinGirls kanë realizuar cover-a te ndryshem si : Nothing else matters, Oblivion, Wake me up, Lonely Day, Fairytale Christmas, Hip-Hop Medley, Kashmir, Hallowed by the name. Për të dëgjuar me tepër mbi muzikën e tyre dhe performancat që ato afrojnë mund ti gjeni nën emrin “StrinGirls” në Instagram, Facebook dhe Youtube

/RevistaVip/

StrinGirls, një emër i cili dita ditës po bëhet mjaft i dëgjuar për performancat e tyre violinistike

| Showbiz |
About The Author
-