Bulevardi qëndror “Champs Elysees” në Paris është përgjakur vetëm pak minuta më parë, ku një oficer policie është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur rëndë nga dy persona të armatosur me kallashnikovë.

Sipas policisë franceze ky mund të jetë një akt terrorist, ndërsa ka lajmëruar se që prej orës 21:30 sheshi kryesor është rrethuar nga forca të shumta policie dhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Ngjarja vjen në një moment kur kandidatët presidencialë të Francës dolën në një debat televiziv, shumë pranë vendngjarjes. Një dëshmitare tha për “BFM TV” se kishte dëgjuar të shtëna, pa trupin e një njeriu të shtrirë në tokë, ndërsa më pas zona u evakuua urgjentisht nga policia.

Që prej sulmit të parë të kryer nga militantë ekstremistë islamikë, Franca ndodhet në gjendje emergjence.

Të shtënat, gjithashtu erdhën vetëm pak orë pasi rrugët më të ngarkuara me trafik në Paris u mbyllën përkohësisht nga policia, pasi u dha një alarm për një pako të dyshimtë, që u zbulua nga oficerët në “Rue de Rivoli”, në qendër të kryeqytetit.

1492717845nintchdbpict000318201732d