Tani mësuam gjithçka! Arbenita dhe Fero tregojnë të vërtetën e ndarjes dhe s’dimë si ua bëri zemra

Është përfundimtare! Fero dhe Arbenita Ismajli janë bashkë më shumë se kurrë, veçanërisht pas gjithë asaj buje që bënë dje me lajmin për ndarjen.

Në fillim ishte Fero ai i cili që prej mëngjesit të djeshëm publikoi një status në Instastory, ku shkruante: “U zgjova këtë mëngjes dhe përshëndetje vajza nga sot e tutje jam beqar!”

Më pas modelja seksi Arbenita, publikoi foton e një emoji duke qeshur me lot, dhe ky postim na bëri të dyshojmë se dyshja thjesht po bënin shaka!

Por Arbenita e fshiu më pas postimin duke i bërë fansat të dyshojnë se diçka ka ndodhur, të paktën deri më sot kur sqaroi gjithçka!

Modelja ka publikuar një deklaratë në lidhje me gjithë situatën e krijuar për të thënë:” E hëngrët keq!” Ajo ka treguar se jo vetëm që nuk është ndarë nga Fero, por marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer!

“Urrejtja është e vërtetë! Njerëzit urrejnë kur ti ecën mirë dhe ke një marrëdhënie të shkëlqyer. E hëngrët keq! Përpjekje e bukur të gjithë ata djem dhe vajza që na shkruan në DM”, shkruan Arbenita.

Të njëjtin postim ka publikuar edhe Fero në Instastory, suke mos i hequr asnjë pikë apo presje kësaj deklarate!

Nuk e dimë sesi ua bëri zemra të na gënjenin, megjithatë fakti që janë ende bashkë na bëri të harrojmë gjithçka!

Tani mësuam gjithçka! Arbenita dhe Fero tregojnë të vërtetën e ndarjes dhe s’dimë si ua bëri zemra

About The Author
-