Të paqëndrueshëm në një lidhje? Fajin e ka mamaja

Nëse nuk arrini të keni një lidhje të qëndrueshme, edhe pse e keni dëshirën, faji për këtë mund të jetë i nënës. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Ohajos, fëmijët e nënave që kanë pasur shumë partnerë (bashkëshortë ose bashkëjetues), ndjekin të njëjtën rrugë.

Studimi i publikuar në “Plos One”, sugjeron se nënat transmetojnë te fëmijët tipare të personalitetit që i bëjnë më pak të qëndrueshëm në lidhje. Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit kanë analizuar të dhënat e 7152 personave, të dala nga dy sondazhe. Vullnetarët e përfshirë në studim janë ndjekur për 24 vjet me radhë.

Studimi nxori se si numri i martesave, ashtu edhe ai i bashkëjetesave të nënave, kanë patur efekt të ngjashëm te numri i partnerëve të fëmijëve të tyre. Në mënyrë të veçantë, këtë tendencë e trashëgojnë fëmijët e mëdhenj. “Shkak mund të jetë fakti që nënat të cilat kanë shumë partner nuk kanë aftësi për t’u përkushtuar në lidhje apo për t’u bërë ballë konflikeve të çift. Këto tipare mund t’u transmetohen fmëijëve, duke i bërë edhe ata më pak të qëndrueshëm në marrëdhëniet e tyre”, thonë autorët e studimit.

 

Të paqëndrueshëm në një lidhje? Fajin e ka mamaja

| Te Ndryshme |
About The Author
-