http://www.revistavip.club/ema-kadriu-se-shpejti-moderatore-e-miss-universe-albania-ne-vizion-plus/

Të reja nga Santorini, Dafina Zeqiri është fejuar

30 Aug

Këto ditë të fundit të verës, këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, së bashku me partnerin Jose dhe nënën e saj po i kalojnë në ishullin Santorini në Greqi. Por zgjedhja e një prej ishujve më të bukur, me sa duket nuk paska qenë thjeshtë për pushime. Këngëtarja, që jeton prej kohësh një romancë dashurie me domenikanin Jose Rodrigues, duket se e ka zyrtarizuar në fejesë marrëdhënien me të.

Burimet për “Summer Pages” kanë thënë së fundi se këngëtarja ka zyrtarizuar lidhjen 1-vjeçare me djalin nga Republika Dominikane, larg vëmendjes së publikut. Po të njëjtat  burime kanë treguar se këngëtarja ka shfrytëzuar kohën e pushimeve në Santorini për të zyrtarizuar në fejesë lidhjen me partnerin e saj.

Dafina dhe Jose janë njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që nga ajo kohë nuk janë ndarë më me njëri-tjetrin. Pasi lajmit për lidhjen, artistja filloi të postojë në rrjetet sociale edhe foto me të. Gjatë pushimeve në Santorini, Dafina postoi edhe një foto tjetër të të dashurit, por pa zbuluar se në ishullin grek ishte edhe nën shoqërinë e së ëmës.

Në Snapchat, Dafi po ashtu ka postuar edhe një foto me dy unaza të reja në gisht. Nuk dihet nëse janë dhurata e të dashurit, megjithatë, të gjithë janë kureshtarë të mësojnë më shumë për jetën private të artistes.

Të reja nga Santorini, Dafina Zeqiri është fejuar

About The Author
-

FACEBOOK