90894983_mediaitem90894982

Frika nga tërmeti ka ‘mbërthyer’ sërish Italinë Qendrore, e cila është goditur mëngjesin e sotëm nga një lëkundje 4.8 ballë. Mësohet se epiqendra ka qenë mes Marceratas dhe Umbrias.

Sakaq, njerëzit të tmerruar kanë dalë nëpër rrugë, ndërsa nuk dihen nëse ka të lënduar apo jo. Mediat italiane bëjnë me dije se forcat e ndihmës së parë dhe zjarrëfikëset ndodhen në terren, për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Vetëm para pak ditësh, më 30 tetor, një tërmet i fuqishëm prej 6.5 ballë goditi të njëjtën zonë, duke shkatërruar disa godinë, ndërsa mbi 40 mijë persona kanë mbetur të pastrehë. Sakaq, nuk kanë munguar edhe lëkundjet pasuese, të llogaritura në 200 të tilla.

Tjetër termet në Italinë Qendrore, njerëzit e gdhijnë në rrugë

About The Author
-