baraka

Një i mitur vetëm 2 vjeç humbi jetën tragjikisht sot në Babrru, si pasojë e zjarrit që shpërtheu në banesë. Siç shihet edhe në këto video të siguruara nga Opinion.al pak momente pas ngjarjes gjithçka është shkrumbuar. Vendi ku jetonte kjo familje e komunitetit Rom nuk mund të quhet as shtëpi. Ata jetonin në barakë. Pamjet tregojnë qartë se pas shkrumbimit kanë mbetur vetëm disa dërrasa të djegura.

Paraprakisht thuhet se në banesë kanë qenë vetëm dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre vetëm 2 vjeç i cili nuk doli i gjallë prej andej. Dyshohet se një furnelë që e përdornin për ngrohje ka qenë vatra e zjarrit, por kjo pritet për tu zbardhur nga policia e prokuroria.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:35 në lagjen Shpat të fshatit Babrru, në periferi të Tiranës.



5

Tragjedia në Babrru, thirrjet pikëlluese të famijarëve të 2-vjeçarit (Video)

About The Author
-