Dalja e Linda Reit në televizionin shqiptar bëri shumë bujë vitin e kaluar. Ajo u shfaq në disa emisione të ndjekura si ‘Top Show’ apo ‘Zonë e Lirë’ ku foli hapur për ndryshimin e gjinisë dhe faktin që ishte ndjerë femër gjatë gjithë jetës së saj. Edhe pse në Shqipëri ajo u bë e njohur për këtë histori, në Itali, Linda Rei ishte mjaft e njohur. Ajo kishte dalë në disa emisione dhe kishte marrë pjesë në kompeticione të ndryshme bukurie.

Pak javë më parë, Rei deklaroi se kishte gjetur dashurinë. Prej disa muajsh ajo ishte në një lidhje me djalin e një biznesmeni në Zvicër e bashkë ishin njohur në hotelin luksoz të tyre ku Rei po pushonte me miken e saj.

Por, duket se lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër nivel. Ditën e sotme Linda ka postuar një video të shkurtër të unazës së çmuar që ka marrë nga djali i biznesmenit kur ai i ka propozuar. ‘Zyrtarisht e fejuar,’- shkruan nën diçiturë Rei.

Transgjinorja Linda Rei fejohet zyrtarisht me djalin e biznesmenit, shihni unazën e çmuar

| Showbiz |
About The Author
-