Athina është tronditur mbrëmjen e sotme, pasi një bombë ka shpërthyer në qendër të kryeqytetit.

Mediat greke raportojnë se bomba shpërtheu në rrugën Santaroza 7, përballë bankës Eurobank.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se policia kishte marrë një telefonatë kërcënuese rreth orës 22:05, para shpërthimit të bombës.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën kryesore të bankës.

Sipas asaj që thonë dëshmitarët, dy burra u larguan me motor menjëherë pas shpërthimit të bombës.

Posted by Zougla.gr (official) on Wednesday, April 19, 2017