Krijoi lojën që terrorizoi botën dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 150 fëmijëve dhe adoleshentëve, e tashmë është dënuar.

Krijuesi i “Balena Blu”, lojës që çoi në vetëvrasje dhjetëra fëmijë nga e gjithë bota ka marrë dënimin më të pabesueshëm që mund të mendoni, vetëm 3 vjet burg.

“Daily Mail” shkruan se Philipp Budeikin, 22 vjeçari i njohur me nofkën “Philipp Lis (dhelpra)” ka pranuar fajësinë. Ai u arrestua një vit më parë, ndërsa sipas akuzës ishte administratori kryesor i lojës së vetëvrasjes, që çoi në misione të rrezikshme shumë fëmijë, disa prej të cilëve arritën deri në vetëvrasje.

22-vjeçari mendohej se kishte lidhje direkte me vdekjen e mistershme të 16 adoleshentëve, ndërsa vetë ai kishte pranuar se kishte pasur lidhje edhe me 17 vdekje të tjera, të cilat u rrëzuan nga mbrojtja në gjykatë dhe nuk u morën parasysh gjatë procesit.

Pas arrestimit, administratori i “Balena Blu” i kishte thënë policisë se adoleshentët ishin mbeturina biologjike dhe ai nuk po bënte gjë tjetër, veçse po pastronte shoqërinë.

U bë shkak i vdekjes së 150 fëmijëve, dënimi qesharak i krijuesit të “Balena Blu”

| Te Ndryshme |
About The Author
-