Valbona Bajrami: Bukuria ime shpirtërore është besimi im, arritjet e mia dhe karakteri që kam!

Unë jam Valbona Bajrami.
Emrin ma ka vendosur gjyshja dhe mami. Kuptimi i emrit tim mendoj që është i lidhur dhe me personalitetin tim.
“Valbona, mendoj se ka kuptimin e lumit që është aq i bukur, i ftohtë, por thellësia që ka edhe të mbyt!”
Jam 22 vjeç dhe jetoj në Tiranë. Jam studente e Psikologjisë (bachelor) viti i 3-të në qytetin e Elbasanit.
Marrëdhënia ime me familjarët është shumë e mirë.
Familja ime përbëhet nga: mami, motra ime më e madhe, kam dhe një mbesë të vogël 9 vjeç Ola!!

Në fakt më e lidhur unë jam me familjen e xhaxhait që ndodhet në Greqi, gjithmonë kur kam rastin shkoj t’i takoj është koha më e bukur që unë kaloj andej pasi ndihem shumë mirë dhe ndihem e plotësuar pranë tyre.
Fëmijëria ime ka shumë për të kujtuar, por që nuk kam shumë foto të ruajtura për të. Mundem ta kujtoj vetëm me anë të tregimeve të mia, unë kam qenë një vajzë shumë punëtore gjithmonë më pëlqente të laja këmishat e babit tim, gjithashtu kisha dëshirë të stiloja rroba për kukullat e mia kur unë nuk i kisha të gatshme, rrobat e kukullave i prisja mëngët e bluzeve të mia për t’i vesh ato.
Nuk isha vajzë që më pëlqente të lexoja, por të stiloja, eksploroja me sendet e mamit gjithmonë do t’i përdorja mjetet e saj të make up-it. Isha vajza e cila përveç faktit se qëndroja gjatë në pasqyrë për t’u bërë gati do të ndërhyja gjithmonë edhe tek pamja e të tjerëve se si dukeshin ato, ndryshe nga motra ime e cila ka luajtur gjithmonë futboll, nuk i kushtonte shumë rëndësi pamjes se si ajo dukej, ajo gjithmonë më linte vetëm më merrte të gjitha shoqet dhe unë qëndroja vetëm me kukullat e mia. 
Ka qenë një fëmijëri që sot kur i kujtoj më vjen të qesh dhe pse para shumë vitesh vetëm më vinte të qaja…. por çdo gjë kalon me moshën. Por jeta ime ka pasur dhe momente kur unë nuk kam dëshirë t’i kujtoj, është momenti kur unë humba forcëen time, idhullin tim, humba babain tim të shtrenjtë në në moshë kur unë kisha nevojë për praninë e tij shumë, ka qenë momenti më i keq i jetës time dhe gjithmonë ka për të mbetur ashtu. Largimi i tij më ka dhenë edhe një forcë aq të madhe shpirtëtore saqë sot çdo gjë që unë bëj i dedikohet babit tim, jam e sigurtë që është krenar për të voglën e vet!

Shenja ime e horoskopit është Shigjetari, është shenjë e guximshme e cila për të arritur qëllimet e veta zgjedhin rrugën e drejtë, i pëlqejnë udhëtimet shumë pasi çdo gjë monotone të mërzit. Unë jam vajzë që guxoj, përballem me rrezikun, por duke ecur në rrugë të drejtë dhe jo duke shkelur të drejtat e tjetrit për të arritur qëllimet e mia. Nuk më pëlqen të bëj jetë monotone, të bërit asgjë të çon në asgjë.
Në shoqëri më përkufuzojnë si një vajzë me shumë humor, dhe e drejtpërdrejt.
Më pëlqen të më vlersojnë, por dhe të vlerësoj. Ajo çfarë unë vlerësoj më shumë tek njerëzit është karakteri që personi ka, rrespekti që ai ka për veten sepse një person që rrespekton veten e tij, do të dijë të më rrespektoj edhe mua. Vlerësoj shumë njerëzit që bejnë bamirësi tek ato që janë në kushte të vështira ekonomike, por dhe personat që kujdesen për mjedisin që jetojnë. Gjithashtu vlerësoj edhe kohën që më kushtojnë njerëzit që un kam të bëj.
Unë në përditshmërinë time, zgjohem bëhem gati dhe shkoj në shkollë, mbasdite bëj një kurs për manikyr pedikyr, më pas në shtëpi praktikoj kursin. Kështu kaloj kohë dhe me shoqet e mia dhe nese kam koh dal një shëtitje, pi kafe dhe këtu mbaron dita ime.

Talenti im është ai që e konsideroj të preferuarin tim, është fotomodelingu dhe sfilatat me fustane nusërie, e bëj me shumë pasion dhe dëshirë shumë të madhe .
Në muzikë nuk është se kam preferenca mjafton që ajo që dëgjoj të jetë një këngë që është për ta dëgjuar dhe me ritem.
Filmat që më pëlqejnë janë aksion dhe drame.
E bukur dhe me vetbesim për mua do të thotë një vajzë që e vlerëson veten dhe besimin në gjërat që bënë gjithmonë, një vajzë që ka vetbesim mendoj që është edhe e bukur. E ndjej veten të bukur përderisa unë mora guximin dhe konkurova tek ju, gjë që për mua ishte një dëshirë shumë e madhe dhe veten e quaj të bukur përderisa konkuroj.
Pjesa ime e fortë e bukurisë time shpirtërore është besimi im, arritjet e mia deri këtu, ku janë nga karakteri që kam.
Në bukuri të jashtme, flokët, trupi dhe buzëqeshja.
Në paraqitjen time do të ndryshoja dhëmbët pak më të rregullt dhe buzët nëse do i kisha pak më të zmadhuara.
Ishte endrra ime te konkuroja tek “Miss Univers Albania”, shoqëria ime gjithmonë më fliste rreth konkurseve. Një ditë thash me vete :-“Valbon ngrihu shko e provoje ëndërrën tende”, me besim në vete thash:- “ok në rregull do shkoj”, nuk mora parasysh asgjë tjetër veçse dëshirës së madhe që un kisha për të ardhur tek ju. Pres nga ky konkurs, por zhgënjim aspak pasi që në momentin e parë që u futa më dhanë një ngrohtësi shpirtërore që mbi të gjitha mikpritja ka vlerë shumë. Pres të mësoj akoma më shumë nga “Miss Universe Albania”. 
Më ndodh t’i flas shpesh shoqërisë time rreth finales apo kohës që do kaloj me ju dhe i them: që kam provuar emocione nga më të ndryshmet, por ajo ditë do jetë e pa imagjinueshme për mua sepse është konkursi më i madh i bukurisë, më thuaj kush është ajo vajzë që se ka ëndërr dhe nuk lumturohet kur bëhet fjalë për më të bukurat?
Gjithashtu jam pafundësisht e lumtur dhe faleminderit për emocionet që më keni dhenë akoma pa vazhduar gara!!!

Valbona Bajrami: Bukuria ime shpirtërore është besimi im, arritjet e mia dhe karakteri që kam!

About The Author
-