Vesa poston foto te 1989

Vesa Luma është një nga këngëtaret më të pëlqyera të publikut shqiptar, si dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi duket se Vesa është nostalgjike, pasi ka publikuar një fotografi të saj të para shumë viteve, kur ishte fëmijë dhe ende nuk njihej nga publiku.

“1989. Mini Vesa”, shkruan këngëtarja në foton ku shfaqet në moshën 3-vjeçare.

Teksa shohim Vesën me flokët biond me baluke dhe duke buzëqeshur, vërejmë ngjashmërinë e madhe që i biri, Liani, ka me këngëtaren.

Vesa poston foto te 1989

About The Author
-