VIDEO/ Messi fenomen i lindur, kualifikon Argjentinën në Botëror. Mos i humb golat!

0
7

Nuk do të kishte kuptim Kampionati Botëror pa Lionel Messin i cili me tre golat e tij kualifikoi Argjentinën drejt eventit madhështor që do të zhvillohet vitin tjetër në Rusi.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” shkëlqeu në fitoren e Argjentinës ndaj Ekuadorit me rezultatin 3-1 në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

Fenomeni me numrin 10 realizoi het-trik duke ndihmuar përfaqësuesen e tij drejt këtij suksesi.

Tashmë Argjentina renditet në vendin e tretë me 28 pikë të grumbulluara.