Vogëlushja Ajka “u shfaq” në Instagramin e Xhensila Myrtezaj

Më 12 korrik të këtij viti Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen e pagëzuar me emrin Ajka, por ende nuk e ka prezantuar me publikun. Ajo dhe humoristi Bes Kallaku kanë vendosur që mos të zbulojnë imazhin e vajzës rreth 5-muajshe. Por tashmë të paktën i dëgjuam zërin.

Këngëtarja po ndiqte mbrëmjen e së mërkurës natën e parë të gjysmëfinales së spektaklit “Kënga Magjike”. Ajo tregoi mbështetjen e saj për disa nga konkurrentët.

Në një prej videove të postuara në InstaStory, në të cilën shfaqet duke performuar Kejsi Tola, dëgjohet edhe zëri i Ajkës.

Në mes të videos dëgjohen belbëzimet e para të foshnjës, e cila duket se kërkon që vëmendja e Xhensilës te jetë te ajo. Dhe këngëtarja i drejtohet me fjalët e ëmbla: “O jeta ime”, ndërsa më pas nis të qeshë.

 

Vogëlushja Ajka “u shfaq” në Instagramin e Xhensila Myrtezaj

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>