Vojsava: Kur ushqen dhe punon për një ëndërr, një pasion ai nuk mund të ngelet më në sirtar


Unë quhem Vojsava. Emrin tim ma ka vënë babi i cili ka origjinë Sllave. Sava është lumë në Kroaci dhe voj në gjuhën sllave dmth, ujë pra uji Savës. Familja ime përbëhet nga 6 anëtar babi, mami, 3 motrat dhe 1 vëlla. Besoj se s’ka njeri që ka një marrëdhënie të keqe me familjen edhe unë jam shumë e lidhur me ta, pavarësisht se jam larg tyre. Mua më ka rritur motra e madhe dhe rrjedhimisht me të jam e lidhur më shumë. Gjithmonë ka qenë mbështetja ime dhe njëkohësisht shtysa për të ndërmarrë hapa të rinj. Unë jam nga Mirdita dhe fëmijërinë time e kam kaluar atje, deri në klasë të 8-të.
Kam qenë shumë fëmijë i shkathët dhe njëkohësisht rebele. çdo aktitivitet apo konkurs për fëmijë që organizohej e prezantoja unë, kam qenë dhe jam shumë oratore. Nuk jam e turpshme. Kam patur shumë qef aktrimin, gazetarinë dhe këto dy pasione vazhdoj që t’i kem prioritet. Deri në klasë të 9-të isha një nxënëse ekselente dhe gjithmonë merrja fleta lavdërimi. Ndryshe nga shoqet e mija që luanin me kukulla apo bënin kurora me lulë une luaja futboll me djemtë, bëja çdo ditë sherre dhe historikisht djemtë më kishin frikë sepse i rrihja.
Shenja ime e horosopit është Shigjetari dhe jam fiks një shigjetar përveç pjesës së përgjegjshmërisë sepse kurrë nuk ju largohem përgjegjsive apo fajeve të mia!
Në shoqëri të gjithë kanë mendime të ndryshme për mua, por bien dakort se jam një vajzë e sinqertë dhe shumë e drejtpërdrejtë. Kam një pamje prej mendjemadheje dhe shumë e egër në shikim dhe fatkqësisht duket se fytyra ime punon 24/7 kundra meje.
Por kush me njeh mirë e dinë se jam komplet e kundërta e asaj që dukem. Kam patur rastin të shoqërohem me shumë njerëz ndoshta nuk më janë përshtatur mua, por kurrë nuk i kam gjykuar dhe nuk kam dalë në përfundime se çfare njerëzish janë pa i njohur akoma, dua të them se unë i pranoj njerëzit ashtu siç janë, ajo ç’ka më shumë vlerësoj është transparenca dhe mirëbesimi që kanë me mua, nuk më intereson se ça jetë bëjnë ça familje kanë. 
Mua më intereson sjellja e tyre me mua dhe respekti që më bëjnë. Si studente që jam kam gjithmonë kohën e zënë, por jo gjithmonë me aktivitete. Unë studioj për histori vit i 3 bachelor dhe paraditen e kaloj gjithmonë në shkollë, më pas shkoj në palestër dhe darkën e kaloj gjithmonë me mbesen time.
Ka shumë kohë që jam pjesë e një grupi studentësh që kemi ndihmuar me donacione te vogla bamirsie me aq sa kemi mundesi, duke ju ardhur në ndihmë shumë familjeve me vështirsi ekonomike në Fier, Ballsh, Patos, etj.
Duke qenë se kam pasion aktrimin kam marrë pjesë si figurante në disa episode të Anabelit, ishte një eksperiencë e bukur, por e lodhshme..
Talenti dhe njëkohësisht pasioni im është një dhe vetëm “GAZETARIA”. E adhuroj të jem pjesë e TV-së dhe mendoj se mund ta zotëroj sepse jam tip që mësoj shumë shpejt, plus unë mendoj që çelesi i suksesit është 90% punë dhe 10% talent, kur ushqen një ëndërr, një pasion nuk mund të ngelet ëndërr në sirtar.
Muzika që pëlqej dhe që dëgjoj janë vetëm dy zhanre hip-hop dhe balada, dëgjoj këto sepse unë ose jam në humor dhe shumë e lumtur ose jam e mërzitur nuk ka një rrugë të mesme që ti miksoj të dyja gjendjet emocionale.
Njësoj sikur muzika filmat që shoh janë aksion dhe telenovelat spanjolle (sepse vetëm këto kanë fund të lumtur) jam njeri optimiste dhe nuk besoj se pas gjithë asaj lodhje dhe vuajtje të kenë një fund të trishtë është diçka normale. 
Për mua të jesh e/i bukur është një epitet që kush më pak kush më shumë të gjithë e kemi.
Një tipar që e ka një person nuk e ka një person tjetër askush nuk është perfekt, thjesht duhet të gjejmë mënyrën e duhur t’a tregojmë bukurinë tonë.
Përveç se e bukur pamja jonë duhet të tregojë dhe një pjesë të karakterit dmth që bukuria dhe vetbesimi janë të ndërlidhura bashkë sepse kur hedh hapin të tregosh se je e bukur të duhet një dozë e madhe vetbesimi të tregosh se përveç pamjes si femër, je edhe femër me të vërtet e bukur. 
Fakti se kam marrë pjesë në “Miss Universe Albania”, tregon se unë e ndjej veten të bukur, e njoh veten time dhe jam e denjë për këtë kompeticion.
Nuk jam perfekte në çdo tipar, por kam pak nga të gjitha ato që duhen. Pjesa më e fortë e pamjes time është mënyra e vështrimit dhe gjatësia që është një kriter thelbësor. Nuk dua të dukem mendjemadhe, por sinqerisht s’do ndryshoja asgjë në ato çfarë kam dhe në ato që s’kam nëse nuk i kam me siguri, nuk do më shkonin në trupin dhe fytyren time.
Ka shumë kohë që e mendoj të marrë pjesë, por kam qenë më e shëndosh dhe e dija se nuk do nxirrja gjë në dritë. Kështu që vendosa të bëja disa ndryshime dhe këtë vit mora pjesë duke realizuar një projekt që kisha kohë që e mendoja.
Do gënjeja nëse do thoja që nuk po marr pjesë për kurorën, por përveç kësaj unë dua që të mësoj çdo gjë në lidhje me të qenurit femër e bukur, dua të mësoj si të ec, si të artikuloj fjalët, si të pozoj, si të kem një marrdhënie të mirë me aparatin dhe ekranin.
Sinqerisht nuk kam asnjë emocion që mund të më pengoj sepse deri në natë finale unë do kem mësuar çdo gjë që më duhet që të shkëlqej atë natë. Do jetë eksperienca më e bukur që do përjetoj dhe ketë e them me plot bindje.

Vojsava: Kur ushqen dhe punon për një ëndërr, një pasion ai nuk mund të ngelet më në sirtar

About The Author
-