Wizz Air njofton më shumë ulje për fluturimet nga Tirana në Londër Luton dhe Prishtinë-Londër Luton

0

Wizz Air, linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe një nga linjat ajrore në rritje më të shpejtë të Evropës, njoftoi sot një rritje të frekuencës në katër fluturime javore në rrugën e saj Tiranë-Londër Luton dhe Prishtinë-Londër Luton.

Duke filluar nga 28 Tetori, itinerari do të operohet të hënën, të mërkurën, të premten dhe të dielën për udhëtarët shqiptarë dhe të martën, të mërkurën, të enjten, të shtunën dhe të dielën për ata kosovarë për të zbuluar në këtë mënyrë një nga qytetet më energjikë të Evropës.

Duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për shërbimet e tarifave të ulëta WIZZ, pas tre muajsh që nga fillimi i fluturimit Tiranë – Londër Luton dhe një vit pas fillimit të fluturimit Prishtinë – Londër Luton, linja ajrore tani po krijon mundësi më të përballueshme për udhëtimin.

Zgjerimi tregon angazhimin e vazhdueshëm të Wizz Air për Shqipërinë dhe Kosovën pasi vazhdon të japë disa nga fluturimet më konkuruese në treg për klientët e saj. Wizz Air filloi fluturimet nga Kosova në 2017, me fillimin e rrugës së shumëpritur nga Prishtina në Budapest në Prill. Që atëherë WIZZ ka transportuar më shumë se 80.000 pasagjerë në rrugët e saj nga Prishtina dhe po rrit më tej ofertën e saj lokale në 2019 me 69% nga viti në vit me më shumë se 88.000 vende me ulje çmimi.

Ndërsa fluturimi i pare i Wizz Air u bë nga Tirana drejt Londër Luton në Prill 2017. Që atëherë më shumë se 70.000 pasagjerë kanë shijuar tashmë tarifat e ulëta të WIZZ. Linja ajrore po investon vazhdimisht në rrjetin e saj gjithnjë në rritje në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe po e rrit ofertën e saj lokale në 2019 me 110% nga viti në vit me më shumë se 84.000 vende me ulje çmimi.

Vendet për fluturimet e linjës nga Prishtina drejt Budapestit dhe Londër Luton janë në dispozicion në wizzair.com me çmime duke filluar nga 9.99 EURO *, ndërsa vendet për fluturimet nga Tirana drejt Budapestit dhe Londër Luton, janë në dispozicion duke filluar nga 9.99 EURO *.

Sorina Ratz, Drejtoreshë e Komunikimit të Korporatave në Wizz Air tha:

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë rritjen e frekuencave në rrugën tonë të njohur nga Prishtina në Londër Luton dhe nga Tirana në Londër Luton në përgjigje të kërkesës së konsumatorit tonë. Ne besojmë fuqishëm se kjo do të forcojë më tej marrëdhëniet e biznesit mes vendeve si dhe do të stimulojë turizmin përbrenda. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj udhëtarëve tanë dhe do të vazhdojmë të sjellim më shumë mundësi udhëtimi, si dhe të sigurojmë çmime me të vërtetë të përballueshme “.