Xhodi Skura: Do të konkuroj me më të bukurat, jam e denjë për rrëmbyer kurorën


Quhem Xhodi Skura. Jam 19 vjeç. Emrin ma ka vendosur babai por në fakt nuk ka ndonjë domethënje, thjesht është një emër i huaj dhe i veçantë. Jam shumë e lidhur me familjen time e cila përbëhet nga prindrit e mi, motra më e madhe dhe vëllai më i vogël. Më tepër e lidhur në familje jam me motrën time për arsye se kemi dhe një diferenc të vogël moshe me njëra-tjetrën por edhe sepse gjithmonë ajo më ka udhëzuar dhe ndihmuar për çdo pasion timin.
Pasioni në fëmijërinë time ka qenë të bëhesha balerinë, por kjo mbeti thjesht një dëshirë. Kam kaluar një fëmijëri shumë të bukur, ku asnjëherë nuk kisha nevojë për miq pasi kisha motrën dhe vëllain tim si miqtë më të mirë. Luanim shumë sëbashku dhe nuk ndaheshim asnjëherë nga njëri-tjetri. Shenja ime e horoskopit është peshqit, por nuk kam besuar ndonjëhere tek ajo. Në shoqërinë time gjithmonë jam përkufizuar si një vajzë capkëne, sociale dhe si një lidere pasi gjithmonë jam në krye për të hedhur ide apo për të marë iniciativa, dhe kjo gjë më ka bërë të kem shumë miq. Më shumë tek njerëzit vlerësoj sinqeritetin e tyre, është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Nëse ne do të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin atëher çdo gjë do të shkojë më mirë në këtë botë. Unë vazhdoj studimet në Liceun Artistik “Jordan Missja”, në vitin e 4-të. 
Kam studiuar 14-vite për piano dhe për kanto. Gjatë kësaj kohe kam qenë e aktivizuar në kompeticione të ndryshme solistike në piano dhe si soprano. Në moshën 12-vjeçare kam qenë pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit si soliste duke interpretuar disa role operistike, veçuar ndër to Caspar Houser. Përditshmëria ime është e thjeshtë por dhe shumë e ngarkuar njëkohësisht, shkoj në shkollë ku kaloj pjesën më të madhe të dites time, më pas kthehem në shtëpi të studioj dhe pasditeve mund të dal me familjen nëse do të kem kohë. Pasionet e mia më të mëdha janë arti, muzika dhe bota e modës, e televizionit. Deri më tani kam arritur pjesën e artit të cilën e bëj prej vitesh, ndërsa televizionin tani besoj jam gati t’ia nis. 
Më së shumti më pëlqen të dëgjoj muzikë klasike, pasi për këtë kam studiuar për 14-vite, ndërsa filmat janë ato komedi që më bëjnë të qesh, e të ndihem mirë. Të jesh e bukur me vetëbesim është shumë e thjeshtë, vlerëso në maksimum çdo gjë që ti ke, bukuria është një dhuratë shumë e bukur që mund të të jepet në jetë, prandaj ne duhet ta vlerësojmë e t’a dimë ta përdorim sa më mirë atë. Të jesh e bukur e me vetëbesim për mua treogon një njeri i cili njeh shumë mirë aftësitë e veta dhe beson në ta. Përderisa vendosa të konkurojë me më të bukurat mendoj se jam aq e bukur dhe e denjë edhe për të fituar kurorën madje.
Jam shumë e kenaqur me atë çfarë më ka dhuruar Zoti dhe prindërit e mij kështu që nuk do doja të ndryshoja asgjë nga vetja. Nga e gjithë bukuria ime mund të veçoj tiparet e fytyrës e vecanërisht sytë. Duke qenë se motra ime ka qenë pjesë e këtij kompeticioni më parë e kam njohur shumë mirë si funksionon, me ndihmën e asaj jam munduar të bëhem gati, e të jem e denjë për të konkuruar. Përveçse pres një eksperiencë vërtet të bukur, pres dhe një eksperiencë shumë të vlefshme për karrieren time në botën e modelingut e të televizionit. Natën finale mezi e pres, kam pasur mundësi që motra ime të mi tregojë ato emocione që të dhuron skena. Për disa vite rrjesht e kam ndjekur si një spektatore në sallë “Miss Universe Albania”, këtë herë me padurim pres të jem aty mbi të për ta shijuar në çdo moment.

Xhodi Skura: Do të konkuroj me më të bukurat, jam e denjë për rrëmbyer kurorën

About The Author
-