Mbrëmjen e djeshme është mbajtur, “Miss Universe Kosova 2018”.

“Vip Albania”, që mban të drejtën e organizimit te MISS UNIVERSE ALBANIA & KOSOVA   ka tërhequr vëmendjen për shkak të një ndërthurjeje mes konkursit tradicional të bukurisë dhe performancave të artistëve të ftuar Sabri Fejzullahu, Genta Ismaili, NRG band.

Gjithashtu i ftuar special nga producenti i Miss Universe Albania & Kosova Eduart Deda, ishte producenti i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward Walso.

Vajza e cila arriti të triumfonte ishte pikërisht Zana Berisha e cila rrëmbeu  dhe kurorën e Miss Universe Kosova 2018.

Ajo do të jetë përfaqësuesja Kosovës në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë në konkursin e 68-të, një kompeticion me 500 milionë shikues, MISS UNIVERSE, live në FOX News./RevistaVip/

A post shared by Zana Berisha (@zannaberisha) on

Zana Berisha rrëmben kurorën e “Miss Universe Kosova 2018”

| Miss Universe Albania, Showbiz |
About The Author
-