Zbulohet arsyeja që e çoi drejt divorcit aktoren e njohur turke

Beren Saat dhe Kenan Dogulu janë kthyer në dyshen më të komentuar të momentit në mediat turke.

Vetëm 4 vite pas martesës ata vendosën të divorcoheshin dhe pak muaj më parë lajmi i ndarje u bë zyrtar

Divorcin dyshja vendosi ta mbajë larg vëmendjes mediatike dhe deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, madje nuk është zbuluar as shkaku i ndarjes.

Megjithatë së fundmi mediat turke bëjnë me dije se arsyeja e prishjes së martesës është bërë tradhtia.

Muzikanti i njohur ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij me një aktore të njohur turke.

Thuhet se ai kishte një lidhje jashtëmartesore me aktoren Aslı İşler, e cila ka ngjashmëri të frikshme me Beren.

Në media qarkulloi fotoja e Kenanit me Asli-n, e shkrepur në vitin 2016, pak pas martesës dhe duket se Beren nuk e ka kapërcyer dot tradhtinë.

Zbulohet arsyeja që e çoi drejt divorcit aktoren e njohur turke

About The Author
-