Zbulohet me kë do bashkëpunojë Enca për këngën e re dhe s’po iu besojmë syve!

Së fundmi po përflitet shumë rreth personazhit publik që pritet të bashkëpunojë me Encën për këngën e saj më të re që siç ka lajmëruar këngëtarja do publikohet së shpejti dhe sipas saj do të jetë hiti i verës.

Bukuroshja përmes një postimi në llogarinë në Instagram para pak ditësh na tregoi të gjithëve se këngën më të fundit që titullohet “Hajde” e ka gati, dhe pyeti ndjekësit rreth personit që ata mendojnë se do sjellë këngën në fjalë.

Aludimet pa diskutim kanë qenë të shumta, mirëpo burime për “iconstyle.al” kanë konfirmuar se Enca do bashkëpunojë me Muharrem Ahmetin.

Ndërkohë ne s’po iu besojmë dot syve dhe me gjasë s’do t’u besojmë as veshëve së shpejti!

Po ashtu, pas një kërkimi të vogël në llogaritë përkatëse të dy artistëve, na tërhoqën vëmendjen disa foto të bëra publike nga Muharremi, ku shfaqen të dy këngëtarët në një studio diskografike.

Zbulohet me kë do bashkëpunojë Enca për këngën e re dhe s’po iu besojmë syve!

| Showbiz |
About The Author
-