Zgjimi i ëmbël Xhensilës

0
71

Prej disa muajsh, po qarkullon në media lajmi se çifti shumë i dashur i skenës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Por pasi e mohuan një lajm të tillë ata janë larguar nga Shqipëria për të shijuar disa ditë pushimi në ishullin e ‘bardhë’ Santorini. Këtë e ka bërë të ditur ditën e djeshme vetë aktori nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’, ku nëpërmjet humorit na prezanton një nga imazhet e vendit në të cilin ndodhen. Ndërsa sot është këngëtarja e ëmbël ajo e cila po na mahnit me pamjet të cilat ka publikuar. Xhensila ka postuar një foto të mëngjesit të saj, ndërsa poshtë shihet pamja mbresëlënëse e ishullit të magjishëm.